Del në ankand diamanti 80-karatësh, byzylyku i viteve ’20 e koleksioni i orëve
Një grup bizhuterish të llojeve të ndryshme, disa prej të cilave datojnë që në vitet ’20, do të dalin në ankand javën e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës.
Protagonist i shitjes, që do të organizohet nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” më 10 maj, është një diamant, i vendosur në një unazë me rubinë, me vlerë fillestare 8 milionë dollarë.
“Objekti më i shtrenjtë në këtë ankand është diamanti 80.8-karatësh, ngjyrë smeraldi. Ai është vendosur në një unazë që mban 6 gurë rubini nga Mozambiku. Është një gur pa defekte, i prerë në mënyrë të shkëlqyer dhe simetrik. Ai është i llojit “Ila”, që do të thotë se është një diamant kimikisht i pastër. Vetëm 2 për qind e diamanteve në botë i përkasin këtij lloji dhe vlera e tyre shkon mbi 8 milionë dollarë”, tha Olivier Wagner, shtëpia e ankandeve “Sotheby’s.
“Sotheby’s” do të prezantojë gjithashtu një byzylyk me diamante të quajtur “Fluturimi i Zogjve”, i prodhuar në vitin 1927 dhe i dekoruar me zogj tropikalë dhe lule, me vlerën që mund të arrijë deri në 745 mijë dollarë.
Shtëpia e ankandeve do të ofrojë për të interesuarit edhe një koleksion orësh të çmuara, që në total mund të arrijë deri në 18 milionë dollarë, që është dhe vlera më e lartë për një koleksion të shitur nga “Sotheby’s” në 10 vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid