Viktimat pasagjere në “Audi”, policia sqaron si ndodhi aksidenti i frikshëm në Sauk
Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur pasditen e së enjtes tek mbikalimi i Saukut në rreth-rrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”.
Përmes një njoftimi zyrtar policia ka sqaruar se në aksidentin rrugor janë përfshirë automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., 24 vjeç, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rreth-rrotullimi pranë TEG, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti.
Si pasojë e përplasjes nga mjeti Audi kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër tip Honda.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë