Vinçat kinezë shqetësojnë SHBA, Pentagoni: Përgjojnë portet amerikane

Vincat kineze
6 Mars 2023 | 18:03

Jo vetëm satelitët, balonat aerostatike dhe TikTok-u. Ajo që po shqetëson autoritetet amerikane për aktivitetet kineze të spiunazhit tani janë edhe vinçat gjigantë “Made in China”, të pranishëm në portet e vendit, përfshirë ato të përdorura nga Pentagoni.

Kështu thuhet në një hetim të gazetës prestigjioze “Wall Street Journal”, sipas të cilës zyrtarët amerikanë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar nga fakti se këta vinça, të prodhuar nga kompania shtetërore kineze “ZPMC”, mund të përbëjnë për Pekinin një instrument spiunazhi të fshehur në ditën e Diellit.

“Wall Street Journal” citon disa funksionarë të sigurisë kombëtare dhe Pentagonit, të cilët kanë ruajtur anonimatin, por që i kanë krahasuar vinçat me një kalë Troje për shkak të sensorëve të sofistikuar me të cilët ata janë të pajisur për të monitoruar kontejnerët.

Muajin e kaluar, zbulimi i një balone-spiune kineze në qiejt e Shteteve të Bashkuara acaroi më tej marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit. Ngjarja çoi gjithashtu në anulimin e vizitës së planifikuar të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në kryeqytetin kinez.

Balona spiune u rrëzua nga Forcat Ajrore Amerikane dhe ngriti shqetësimin në radhët e agjencive të sigurisë për intensifikimin dhe zhvillimin e programeve kineze të përgjimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

Rusia njoftoi të hënën se do të ndërmarrë masa politike dhe ushtarako-teknike në përgjigje të një ligji të ri nga Finlanda, anëtare e NATO-s, që...
14:49 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar

Pesë persona kanë vdekur në qytetin verior të Gjermanisë në Standes, në një incident të ri me të shtëna me armë. Sipas policisë, një person...
14:26 | 29/06/2026

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik

Unioni Turk i Dhomave dhe Bursave të Mallrave (TOBB) dhe Federata e Dhomave të Tregtisë Saudite (FSC) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e...
14:09 | 29/06/2026