Viti i ri akademik, Kovaçi: Si mund të ketë mësim cilësor kur paguhet 500 lekë ora?
Më datë 14 tetor në orën 11:00, pedagogët do të dalin sërish në protestë. Ata kërkojnë rrije page dhe kushte më të mira pune.
“Është një paketë kërkesash. Rritja e pagës është një element. Në pikën e dytë kemi kërkuar që të financohet kërkimi shkencor. Me anë të kësaj mendoj të ketë një ndryshim rrënjësor në universitete.”- tha Sandër Kovaçi.
Viti i ri akademik është në pikëpyetje nëse do të nisë. Ata kanë paralajmëruar bojkot të mësimit, nëse nuk u premtohet një rritje page prej 30%. rritja e çmimeve ka ndikuar dhe në ekonominë e tyre.
“Me këto pagesa që janë tani nuk mendoj se do të ketë një arsim me cilësi të lartë. Përsa kohë ora mësimore paguhet me 5 mijë lekë të vjetra nuk mund të kesh një mësim serioz. Këtu gjendja është e mjerueshme”- shtoi ai.
Duket e bojkotimi i mësimit të do mbështetet edhe nga vetë studentët. Edhe ata kërkojnë një financim prej 10 mijë lekësh, pasi kostot e jetesës janë më të larta se mundësitë e tyre.
‘Jemi në një situatë ku kemi rritje çmimesh dhe nuk kemi asnjë lloj ndihme nga qeveria, ministria e arsimit. Kërkesat e pedagogëve janë shumë të drejta. Rritja prej 7% që u dha nga qeveria është një tallje për ta. Pedagogët bëjnë dy tre punë për të ia dalë”- tha Eljon Mulgeci, student.
Në protestën e fundit te pedagogeve, kryeministri deklaroi se do të këtë një rritje me 7% të rrogave Megjithatë, pedagoget thonë se kjo shumë është e pamjaftueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protesta e pedagogëve, reagon Meta: Kërkesat plotësisht të realizueshme
- Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Pagat të jenë në nivelin e universiteteve private
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve