Viti i ri shkollor nis me 100 mijë nxënës më pak se në 2018
Mëngjesin e kësaj të hëne në Shqipëri, 386 mijë nxënës i janë drejtuar bankave të shkollës për të filluar sezonin e ri arsimor 2019-2020.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, rreth 24 mijë nxënës fillojnë shkollën për herë të parë ,272 mijë të tjerë janë në arsimin bazë ndësa 90 mijë i drejtohen gjimnazit.
Shkollat në Shqipëri vazhdojnë të përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve dhe për pasojë mbylljen e shumë klasave. Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se në numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjeçar është 13 mijë nxënës më pak se një vit më parë.
Që nga viti 1992, numri i nxënësve në shkolla është ulur gjithësej me 200 mijë nxënës.
Emigrimi mbetet një arsye e fortë e braktisjes së shkollës. Për më tepër, rritja e çmimit të librave dhe mjeteve shkollore e ka vështirësuar gjendjen ekonomike për shumë familje.Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT), tregojnë se çmimi i librave dhe mjeteve shkollore u rrit me 7.6 për qind në muajin gusht të 2019 në krahasim me një vit më pare.
Në vitet e tjera ky ndryshim ishte më pak se 3 për qind.
Tregtarët e kancelarive justifikojnë rritjen e çmimeve me argumentin se rritja e tarifave po diktohet nga zëvendësimi i produkteve më të lira me produkte më të shtrenjta.

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit