Vitore Tusha: Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën Kushtetuese

20 Tetor 2022 | 10:08

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha në kuadër të 30-vjetorit të krijimit të këtij institucioni gjatë fjalës së saj sot bëri një bilanc të punës së deritanishme dhe vështirësitë që janë hasur nga gjyqtarët.

Tusha theksoi se shpesh herë retorika politike ka ndërhyrë në vendimmarrjet e kësaj gjykate, madje dhe ka paragjykuar vendimet e saj.

“Shpreh mirënjohjen për miqtë tanë që na nderuan me praninë e tyre. Ka gjithmonë vend për miq të mirë. Falënderoj ata që kanë mbështetur gjykatën që nga krijimi i saj që nga OSBE. 30 vite janë një moshë e rëndësishme e kësaj gjykate. të gjendur përballë një volumi të madh çështjesH, kjo trupë reagoi me ritmin e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore. Legjitimiteti është perceptuar si burim kryesor i kësaj gjykate, që nuk ka mjet tjetër për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese është promotore e çështjes së të drejtës. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik”, tha Tusha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026