Vizita e Blinken, Rama: Domethënie e veçantë për vendin në kohë të trazuar në botë

11 Shkurt 2024 | 16:41

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së tha se diskutimet ishin të shumta.

Ai komentoi dhe ardhjen e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken në Tiranë duke thënë se ka një domethënie të veçantë, për vetë faktin se bota ndodhet në një situatë të vështirë.

Mes tjerash ai nënvizoi se vizita e tij në Tiranë tregon se çfarë përfaqëson Shqipëria në sytë e aleatëve tanë strategjikë.

“Ardhja e Blinken ka një domethënie të veçantë, në kontekstin që sot ndodhet Europa dhe bota, për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme dhe ndalet në kryeqytetin shqiptar, si pikë referimi për rajonin, flet në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë dhe se çfarë përfaqëson Shqipëria në sytë e aleatëve tanë strategjikë, lidhur me këtë rajon, ku me krenari e them se Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, rrugën e bashkëpunimit, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për t’u ndalur te një e kaluar e mbushur me tragjedi dhe prapambetje dhe e mbushur me raste të pafundme të humbura për t’i lënë një vend më të mirë gjeneratave të reja”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026