Vlorë siguria ushqimore/ Ushqime të pasigurta. AKU gjobit 40 subjekte

11 Shkurt 2024 | 15:53

Qytetarët e Vlorës ndihen të pasigurt  për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë. Ata thonë se tregjet kanë mungesë higjene ndërsa në markete janë përballur me produkte te skaduara.

“Siguri nuk kemi fare, për të qenë të sigurt unë kur jam në Itali, marr ushqime që andej. AKU-ja ka ftohtë fle gjumë”

“Këtu s’ka as kontroll asgjë fare”

“Që të rriten kontrollet në market sepse është problem serioz për shëndetin tonë, sepse ne dyshojmë shumë tek ato që hamë”

“Punë të denjë? Nuk po e bënë të plotë detyrën, përderisa ka ushqime që u fshihen datat e skadencave”

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka konstatuar shkelje në disa prej subjekteve të cilat dhe I ka gjobitur.

“Vlen të përmendet dhe për qytetarët se AKU merret me pjesën e subjekteve të cilat janë të regjistruar në QKR, ushqimi që tregtohet në mënyrë ambulante, mirë është të adresohet, një shifër vjetorë 1300 masa  këshillim dhe 40 masa me gjobë. I ftoj qytetarët të denoncojnë rastet në mënyrë që ne t’i ndjekim”-tha Ani Binaj, drejtor i AKU-së.

Gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në Vlorë, pati disa raste të helmimi masiv nga ushqimi, pasojë e produkteve të tregtuara nën diell në mungesë të kushteve të tregtimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026