Vizita e Dodik në Moskë, zbardhet biseda me Putin. Çfarë i tha presidenti rus

24 Maj 2023 | 10:12

“Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse”, konfirmoi presidenti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë takimit që zhvilloi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Dodik gjatë takimit theksoi se Republika Sërpska i është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj ndaj Rusisë.

“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

Sipas mediave ruse, “Putin i tha Dodikut se është mirënjohës për këtë sjellje miqësore ndaj Rusisë dhe për qëndrimin neutral të Republikës Sërpska sa i përket çështjes së Ukrainës”.

Dodik është një prej zyrtarëve të pakët shtetërorë që është takuar me Putinin, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1995, por edhe minimit të stabilitetit të shtetit dhe rajonit e mbështetjes së veprimeve korruptive, Dodik është në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, javën e kaluar kritikoi Dodikun, i cili edhe në të kaluarën ka zhvilluar vizita në Rusi, duke thënë se BE-ja ka nevojë për aleatë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës “dhe këta aleatë nuk shkojnë në Moskë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026