Vizita e Vulin në Moskë, Hill: Askush mos ta legjitimojë bashkëpunimin me Kremlinin
Pas raportimit se shefi i shërbimit informative të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, ka reaguar amabsada e ShBA-së në Beograd.
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se askush nuk mundet ta legjitimojë agresionin rus në Ukrainë.
“Askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus, duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur gjithçka është në rregull”, ka thënë Hill.
“Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale. Ai mund, dhe duhet t’i japë fund menjëherë, dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin që po shkakton lufta e tij”, ka thënë mes tjerash Hill.
Vizita e Vulinit në Rusi, ka sjell shqetësim dhe sa i përket sigurisë në Kosovë. Drejtues i organizatës GeoPost tha se kjo mund të sjell destabilizim në veri të Kosovës
Gynen Venhari, tha se: “Çdoherë politikanët serbë e kanë gjetur adresën e tyre të parën dhe të fundit Moskën, dhe unë e shoh një exit-strategji e tij, që nëse bie nga pushteti ai kërkon garanci të forta nga Putini që të emigrojë atje dhe kjo do t’i sjellë normal probleme edhe Kosovës edhe gjithë rajonit”.
“Vulini dhe Patrushevi shihen në koordinime të vazhdueshme m e Moskën. Pikat më të dobëta janë Bosnjën dhe Hercegovinën ku edhe Dodiku ka shkuar atje dhe është ankuar tek Putini për perëndimin dhe në veri të Kosovës. Këtu pikë mjaft kritike edhe Lista Serbe, drejtuesit e të cilës pak dite me pare paralajmëruan se pas qershorit do t’i ashpërsojnë masat e tyre. Me siguri ata kanë pasur ndonjë orientim nga Vulini dhe nga rusët për këtë mesazh, nuk e di, por mbetet të shihet në ditët në vazhdim çfarë do të ndodh”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump