Vizitorët e shumtë rëndojnë trafikun në Milot-Kashar, Balluku: E kemi zgjidhjen

8 Gusht 2023 | 15:12

Ministrja e energjisë dhe Infrastrukturës njëherazi edhe kryeministre e Shqipërisë ka ndarë këtë të martë një postim në Facebook, ku ka thënë se pavarësisht se numri i lartë i vizitorëve e ka rënduar situatën e trafikut në zonën Milot Kashar, zgjidhja është gjetur.

Ajo tha se është nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.

Balluku ka ndarë në postimin e saj akset në të cilat po punohet me ritme të ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve, ndërsa ka shtuar se në Murriqanë-Lezhë, segement që na lidh me Malin e Zi konsulentët e ËBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023.

“Këmi zgjidhjen! Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot – Kashar.

Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu.

  • Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve.
  • Milot – Thumanë
  • Kashar – Lekaj
  • Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna.
  • Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë.
  • Murriqan – Lezhë është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023”,-shkruan Belinda Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026