Vjedhja 4.7 mln euro, Bruno Çobo në GJKKO: U vetëdorëzova, s’më ekstraduan nga Dubai

14 Mars 2024 | 10:54

Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme teksa nuk janë bërë as 24 orë nga mbërritja e tij nga Dubai. Togat e zeza i komunikuam masën e “Arrestit në burg” që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion euro ndaj shtetasve italianë përmes platformave të call-centerave.

Në sallën e gjyqit, Çobo hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, por që ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, tha Çobo.

Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026