Vjedhja 4.7 mln euro me call-centera, kush është 28-vjeçari që u ekstradua nga Dubai

13 Mars 2024 | 15:05

Shqipëria ka mundur që të ekstradojë nga Abu Dhabi, një shqiptar të kërkuar nga drejtësia. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Bruno Çobo, personin që shihni në foton e mësipërme, i cili ka mbërritur në aeroportin e Rinasit mesditën e të mërkurës më dëshirën e tij.

I kërkuar nga SPAK, Bruno Çobo u soll në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet Interpol, me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit. 28 vjeçari kishte bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë në Shqipëri dhe për tu vënë në dispozicion të drejtësisë, pavarësisht se vendi ynë nuk e ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratetet e Bashkuara Arabe.

Çobo akuzohet nga SPAK-u, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal prej 16 personash që kryente mashtrime kompjuterike, nëpërmjet një call center-i.  Ata dyshohen se kanë përfituar rreth 4.7 mln euro duke mashtruar qytetarët europiane me platforma të rremë për të investuar në bursë.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2020, ku një qytetar Italian denoncoi se kishte humbuir 700 mijë euro duke u mashtruar nga të ashtuquajturit operatorë financiarë ndërsa për 28 vjeçarin, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026