Vjedhja spektakolare në Luvër, merret në pyetje drejtoresha e muzeut (DËSHMIA)
Drejtoresha e Louvre-it në Paris u përball me pyetje të mërkurën, duke iu përgjigjur ligjvënësve mes kritika të shumta për mangësi të dukshme në siguri që lejuan hajdutët të kryenin grabitjen e hapur ditën e diel, duke vjedhur bizhuteri me vlerë mbi 100 milionë dollarë nga Galeria e zbukuruar Apollo në muze.
Laurence des Cars, presidente dhe drejtoresha e Louvre-it, dëshmoi para Komitetit të Kulturës të Senatit të Francës për rreth dy orë, duke thënë: “Jemi mundur.”
“Kjo tragjedi tronditi thellë stafin e muzeut, qytetarët dhe adhuruesit e Louvre-it në të gjithë botën,” tha des Cars, duke lexuar një deklaratë hyrëse. “Kjo është një plagë e madhe që na është shkaktuar.”
Des Cars shtoi: “Kjo vjedhje dëmton institucionin tonë.”
Ajo tha se të gjitha alarmet e muzeut funksionuan, ashtu si edhe kamerat e sigurisë, por theksoi një “dobësi” në siguri.
“Dobësia e Louvre-it është në sigurinë e perimetrit, që ka qenë problem për një kohë të gjatë… padyshim për shkak të investimeve të pamjaftueshme,” u shpreh des Cars ndaj ligjvënësve.
Ajo tha se “projekti i madh i rinovimit të Louvre-it” filloi 40 vjet më parë “dhe ka prekur vetëm gjysmën e muzeut.”
“Nuk i pamë kriminelët që po vinin nga jashtë me kohë,” tha des Cars.
Ajo shtoi se e vetmja kamerë e instaluar jashtë Galerisë Apollo ishte e orientuar drejt perëndimit dhe nuk mbulonte dritaren ku hajdutët përdorën mjete elektrike për të hyrë.
“Sistemi i sigurisë, i instaluar në Galerinë Apollo, funksionoi në mënyrë perfekte,” tha des Cars. “Pyetja që lind është si të përshtatet ky sistem ndaj një lloj të ri sulmi dhe mënyre operimi që nuk mund ta kishim parashikuar.”
Pas këtyre fjalëve, des Cars përfundoi dëshminë e saj duke shtuar: “Sot po përballemi me një dështim të tmerrshëm në Louvre. Siguria e Louvre-it është një nga prioritetet e mia kryesore gjatë mandatit tim, dhe përsëris se u trondita nga situata e sigurisë së muzeut kur mbërrita në 2021.”
Des Cars tha se infrastruktura 232-vjeçare e muzeut ka penguar “instalimin e pajisjeve moderne.”
Ajo tha se një mënyrë për të përmirësuar sigurinë do të ishte vendosja e një stacioni policor brenda muzeut.
“Do të doja t’i kërkoja Ministrisë së Brendshme të shqyrtojë nëse do të ishte e mundur të krijohej një stacion policor brenda muzeut,” tha des Cars.
Disa ligjvënës kanë kërkuar dorëheqjen e des Cars pas grabitjes.
Gjatë dëshmisë së saj të mërkurën, des Cars tha se kishte dorëzuar dorëheqjen, por ajo ishte refuzuar.
“Të dielën e kaluar, pasi njohëm… pasojat e sulmit të tmerrshëm që sapo kemi pësuar, dorëzova dorëheqjen time te Ministrja e Kulturës. Ajo e refuzoi,” tha des Cars.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, njoftoi të martën se vlera e atyre bizhuterive vlerësohet në 102 milionë dollarë.
Dëshmia e Des Cars erdhi teksa Muzeu i Luvrit u rihap për herë të parë që nga grabitja e së dielës.
Një turmë e madhe vizitorësh ishte në radhë kur pjesa më e madhe e Luvrit u rihap në orën 9 të mëngjesit të mërkurën. Galeria e Apollos, që ende konsiderohet si vendkrimi, mbeti e mbyllur përkohësisht, sipas faqes së internetit të Luvrit.
Në një intervistë për rrjetin radiofonik francez RTL, Beccuau e quajti shifrën “spektakolare”, por tha se ajo nuk është asgjë krahasuar me “humbjen historike të shkaktuar nga vjedhja.”
“Ne ndoshta mund të shpresojmë që [autorët] të mendojnë për këtë dhe të mos shkatërrojnë këto bizhuteri pa arsye,” tha Beccuau.
Qindra oficerë policie janë pjesë e hetimit në vazhdim për grabitjen në Luvër. Ka katër të dyshuar kryesorë në hetimin në vazhdim, por është e mundur që të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë, tha Beccuau.
Një kërkim kombëtar për grabitësit e Luvrit është në intensifikim që nga grabitja e së dielës. Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se autoritetet do të kapin përgjegjësit për “sulm ndaj një trashëgimie që ne e çmojmë sepse është historia jonë.”
Grabitësit shkuan drejtpërdrejt te dy ekspozitat, duke i thyer ato dhe duke marrë një “sasi të konsiderueshme plaçke,” tha ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati për ABC News.
“Atëherë ku po shkonin, e dinin saktësisht,” tha Dati. “Duket si diçka shumë e organizuar dhe shumë profesionale.”
Dati tha se provat e mbledhura deri tani tregojnë për “krim të organizuar,” por shtoi se hetuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë që grabitja të ketë qenë edhe nga brenda./ABC NEWS
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor
Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 17:42 Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe
- 17:42 Putin shtrëngon kufijtë, Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian
- 17:41 “Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal i bindur: Franca nuk është më e fortë se ne
- 17:40 Franca drejt ashpërsimit të ligjit: Burgim i përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve
- 17:31 Starmer: Racizmi dhe intoleranca janë përkeqësuar në Britani
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK