Vjelja e mandarinës në Konispol, fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

3 Dhjetor 2023 | 16:09

 

Në fshatin Mursi të Konispolit mandarina është pjekur, dhe prej disa ditësh kanë nisur eksportet e para të saj. Këtë vit produkti doli me vonesë në treg, për shkak të temperaturave të larta deri në mes të nëntorit, por sërish cilësia është shumë e lartë.

“Sot është dita e parë, që kemi arritur kulmin e sezonit të eksportit. Gjendja e mandarinave është shumë e mirë, është pjekur thuajse 80% e fushës. Kemi filluar të vjelim në të gjitha parcelat, dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm që deri në fund të dhjetorit të kemi arritur atë kulmin , që ne kërkojmë gjithmonë”

“Importi i mandarinës nisi me vonës këtë vit për shkak të motit mandarinat nuk ishin gati, por tani çdo gjë është bë rregull, mandarinat kanë marrë ngjyrë. Situata është e mirë këtë vit, ka kualitet të mirë.”

Vendet e Bashkimit Europian por edhe ato lindore janë shtetet ku po eksportohen mesatarisht 100 ton mandarina në ditë. Për Konstandin Nachevski, që importon mandarinën e Konispolit prej 5 vitesh produkti shqiptar ka më shumë cilësi dhe çmim të arsyeshëm, krahasuar me Greqinë fqinje.

“Momentalisht po kapim 100 ton në ditë të cilat shkojnë në Bashkimin Europian, në vende si Polonia, Kroacia, Rumania pastaj edhe në shtete si Ukraina, Moldavia etj. Ne punojmë prej 5 vitesh vetëm më Shqipërinë, kemi punuar më para edhe me Greqinë, por këtu le të themi që kemi kushte më të mira për të punuar, në çmime, në kualitet, në çdo gjë do të thosha.”

Edhe gjatë kësaj fushate të vjeljes së mandarinës, fermerët tregojnë se gjetja e punëtorëve është kthyer në një problem serioz për bujqësinë shqiptare.

“Është shumë e vështirë momentalisht, për punëtorët , fermerët janë në vështirësi për pjesën e vjeljes. Mundohemi të bëjmë një organizim sa më të mirë, që të punojnë të gjithë fermerët përditë nga pak. ”

Konispoli mbetet prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i mandarinës në vend, duke punësuar kështu me qindra persona çdo vit në muajt nëntor e dhjetor.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026