Vjen në jetë Soreja, bebja e parë me metodën invitro në materitetin “Koço Gliozheni”
Soreja, quhet bebja e parë që ka ardhur në jetë me teknikën e riprodhimit të asistuar në Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Ajo lindi 4 kg e 250 gram duke bërë realitet jo vetëm ëndrrën prej mëse 16 vitesh të dy prindërve të saj, Eridës dhe Xhemalit, por njëkohësisht duke shënuar një moment të rëndësishëm për strukturat spitalore publike, të cilat kanë tashmë Qendrën e Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar..
“Në spitalin publik kemi beben e parë me procedurën e riprodhimit të asistuar. Te materniteti “Koço Gliozheni” falë edhe Qendrës së Riprodhimit të Asistuar që u investua e gjitha falë buxhetit të shtetit nga e para dhe mundësisë për të rimbursuar paketën e fertilitetit për të gjitha çiftet që e kanë të pamundur të sjellin një bebe vetë, ne i ndihmojmë edhe i mbështesim për të realizuar ëndrrën e tyre më të madhe”, tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.
Qeveria shqiptare dhe Minsitria e Shëndetësisë ka mundësuar financimin e plotë të paketës së fertilitetit, një shërbim i cili tashmë ofrohet falas për ata çifte të cilët duan të kenë fëmijën e tyre nëpërmjet kësaj procedure.
Koçiu foli gjithashtu mbi procesin e paketës së fertilitetit.
“Paketa e fertilitetit mbulohet 100% nga buxheti i shtetit. Materniteti “Koço Gliozheni” hapi siparin e kësaj procedure ndërkohë që me buxhetin e 2025 edhe materniteti ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ do të fillojë investimin përkatës për të realizuar gjithashtu paketën e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë”, u shpreh ajo.
Koçiu falenderoi të gjithë stafin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë pranë kësaj Qendre për përkushtimin e tyre të cilët mundësuan realizimin me sukses të kësaj procedure për herë të parë në një strukturë spitalore publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës