Vjen nesër në Shqipëri, zbardhet axhenda e zyrtares së lartë të BE

7 Prill 2025 | 13:04

Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas mbërrin nesër në Tiranë ku do të pritet nga presidenti Bajaram Begaj rreth orës 08:50.

Në orën 10.30 do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, që do të prihet nga një takim me delegacionet përkatëse.

Në mbyllje të konferencës, në Ministrinë e Jashtme do të mbahet një tryezë për sigurinë. Takime të tjera zyrtarja e lartë do të ketë me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes Piro Vëngu.

Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nisi sot viziten në Ballkanin Perëndimor.

Në vizitën e parë të saj në rajon, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026