Vjena mirëpret Eurovision 2026 – Finalja më 16 maj në “Wiener Stadthalle”

21 Gusht 2025 | 16:33

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, do të jetë qyteti i pritës i edicionit të 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision që do të mbahet në maj të 2026.

Finalja e madhe e festivalit do të zhvillohet më 16 maj në arenën më të madhe të mbyllur të Austrisë “Wiener Stadthalle”, (Unier Stadfell) ndërsa gjysmë finalet do të organizohet më 12 dhe 14 maj.

Ky do të jetë edicioni i tretë festivalit që mbahet në Vjenë, pas atyre të vitit 1967 dhe 2015.

Festivali pritet të zhvillohet në një nga arenat më të mëdha të qytetit, duke sjellë mijëra vizitorë dhe miliona shikues nga e gjithë bota.

Austria fitoi të drejtën për të zhvilluar aktivitetin në Vjenë pas suksesit të 23-vjeçarit, J.J  cili fitoi Euroviosion 2025 me këngën  “Wasted Love”.

Në garën për mikpritjen e aktivitetit, Vjena mposhti qytetin e Insbrukut.

Kryeqyteti, me rreth 2 milionë banorë, aplikoi nën moton “Evropë, a do të kërcejmë?” Duke u mbështetur te përvoja e mëparshme të Eurovizionit, infrastruktura moderne dhe kapaciteti i madh akomodues

Eurovision 2026 pritet të jetë një spektakël I paharruar që do të shënoj 70 vjetorin e festivalit duke kthyer në qendër të vëmendjes dhe sloganin “Të bashkuar nga muzika”.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe Shqipëria. Fituesi qe do të përzgjidhet në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar që do të mbahet në dhjetor do të përfaqësoj vendin tonë në Eurovision 2026.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë

Rusia ka pezulluar trafikun nëpër disa pika kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë duke filluar nga e mërkura, tha Moska. Deklarata përmend vetëm një...
12:00 | 01/07/2026

Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj

Irlanda mori presidencën e radhës të Këshillit të BE-së të mërkurën, duke filluar një mandat gjashtëmujor të përqendruar në siguri, konkurrencë dhe vlera demokratike, sipas...
11:54 | 01/07/2026

3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani

Tre persona humbën jetën në një zjarr që përfshiu një pallat apartamentesh në qytetin perëndimor gjerman të Monschau-t, thanë raportet e mediave të mërkurën. Zjarri...
11:50 | 01/07/2026