Vjosa Omani në Shqipëri, takime kokë më kokë me Begajn e Ramën

4 Shtator 2023 | 09:41

Në mesin e një presioni të shtuar ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të sjelljes së saj në veri të vendit, presion që arriti deri në kërcënim për liberalizimin e vizave nga presidenti Macron, Vjosa Osmani nis sot një vizite dyditore në Tiranë.

Ajo që bie në sy nga axhenda e Osmanit janë takimet kokë më kokë me presidentin Begaj dhe me Kryeministrin Rama.

Presidentja Osmani pritet të mbërrijë në orën 10:00 dhe do të pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj. Më pas Osmani do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit që do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një takim ‘kokë më kokë’ është parashikuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në Tiranë që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Vjosa Osmani do të ndalet edhe në Berat dhe në Durrës

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026