Vjosa Osmani: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale goditi zemrën e demokracisë

15 Tetor 2025 | 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në platformën X këtë të mërkurë, ka ndarë çështjet dhe pikat që ka diskutuar me të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Ajo është shprehur se një nga çështjet që ka diskutuar janë zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, lidhur me ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë.

“Diskutuam zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, një ushtrim i rëndësishëm demokratik që tregoi edhe një herë profesionalizmin e institucioneve tona dhe angazhimin e qytetarëve ndaj demokracisë. Ngrita shqetësim të madh për ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në zgjedhjet tona, përmes veprimeve që godasin vetë zemrën e demokracisë.

Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Gjithashtu, diskutuam hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të axhendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe,” është shprehur Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026