Vjosa Osmani: Vuçiç po përsërit Millosheviçin! Liria do të mbizotërojë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po përpiqet të shkatërrojë të gjitha arritjet që SHBA dhe BE ka bërë për arritjen e paqes në rajon.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani nënvizon se veprimet e presidentit serb, një toger i Millosheviçit po cënon paqen dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme në Kosovë.
Ajo shton se Kosova është duke punuar me aleatët dhe nuk do të lejojë të zhbëhen arritjet e derimëtanishme në Kosovë.
“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën…. Togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të shkatërroj gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA dhe BE për paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, deklaroi presidentja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lëvizje të ushtrisë në Serbi, autokolona filmohet duke shkuar drejt Nishit
- “Terroristët s’mund të martirizohen”, Jamie Shea komenton shpalljen e zisë në Serbi
- Ish-zëdhënësi i NATO-s: Vuçiç të bashkëpunojë në hetimin mbi sulmin terrorist
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore