VKM për ndërtimet pa leje, Kushtetuesja shtyn shqyrtimin e padisë së PD
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike kundër VKM për operacionet ndaj ndërtimeve pa leje.
Shkak është bërë kërkesa nga ana e Gjykatës një autorizim me firmë i të gjithë 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën për palën që do t’i përfaqësojë.
Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismë e firmosur nga 28 deputetë ku kërkohej shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si një vendim që favorizon ndërtuesit e mëdhenj.
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë