English

Ndërtimet në Tiranë, 1.6 mld euro para të pista u bënë beton

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërtimet në Tiranë ishin tema e diskutuar këtë të shtunë në emisionin “Money”, në Euronews Albania, ku veç të tjerave u fol edhe për paratë që janë përdorur për ndërtimet e shumta, ku ka rezultuar se 1.6 miliardë euro të përdorura në këtë sektorë kanë qenë para të pista.

- Advertisement -

Por le të shohim një skemë se nga dalin këto para. Ndërtuesi pa mjete monetare merr lejen e ndërtimit të një pallati. Sipërfaqja mesatare e një pallati është 30.000 metra katrorë. Çmimi real që ndërtuesi përllogarit, bazuar mbi kostot e ndërtimit dhe marzhin e fitimit që kërkon, është 800 euro, ndërsa çmimi fiktiv që vendoset për të pastruar paratë është 1500 euro. Kompania deklaron të ardhurat nga shitja e apartamenteve me çmim fiktiv. Diferenca midis çmimit real dhe çmimit fiktiv është 700 euro. Për 30 mijë metra katrorë, pastrohen në ekonomi 21 milionë euro të gjeneruara nga aktivitete e jashtëligjshme, për të cilat paguhet tatim-fitimi 15%. Në këtë mënyrë, kosto e pastrimit të parave për metër katror është 100 euro (21 mln*0.15/30 000), të cilat i shtohen çmimit real.

“Nëse i referohemi statistikave të INSTAT, në 2022-shin tregu i pasurive të paluajtshme është në nivelin e 1.1 mld eurove, ndërkohë që në 2021-shin ka qenë në 950 mln euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte për 2022-shin janë në nivelin e 300 mln eurove në pasuritë e paluajtshme, pra kanë qenë 190 mln euro me një rritje deri në 60% gjatë një viti”,-tha Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i shoqatës Narea.

1.6 miliardë euro në para të pista janë pastruar nëpërmjet sektorit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, gjatë viteve 2017-2019. Sipas bilanceve të disa kompanive të ndërtimit, të ardhurat ishin minimale, dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonin që të kryenin investime të tilla.

Ndërtuesit, të cilët janë më pranë klientëve të tyre, thonë se cikli i biznesit të ndërtimit zhvillohet për arsye se interesi për blerje banese është i lartë sot për sot. Duke hequr pjesën e rindërtimit pas tërmetit 2019, i cili është pjesë e një politike që e ka marrë përsipër qeveria, çdo tokë tjetër ku janë hedhur themele është një marrëdhënie private, zakonisht tripalëshe mes pronarit-ndërtuesit dhe blerësve. Me këtë interes, edhe pronarët e tokave, kur japin vendin për ndërtim, shesin shtrenjtë.

“ Ka rritje efektive të çmimeve, por edhe ato kane motivet e tyre përkatëse. Para 20 vitesh në Tiranë kush ndërtonte, e merrte tokën nga pronari i truallit 25%. Sot nuk të jep asnjë pronar nën 45%. Efektivisht, nëse ndërton 1000 m2, gati 500 m2 do t’ja japësh pronarit të truallit. Një tokë ka çmimin e vet. Është 300 euro/m2. Pronari merr 7-fish dhe kurrkush nuk merret me pronarin por me ndërtuesin”,-tha Luigj Aleksi, president i shoqatës së ndërtuesve.

“Unë shoh një fenomen. Tirana me të vërtetë po boshatiset, por ata njerëz që ikin, mendojnë që në pleqëri të kenë një apartament këtu. Unë shoh shumë nga këta djemtë e Londrës. Nuk flas në aspektin negativ. I kanë blerë apartamentet me llogari bankare duke bërë transferta nga Londra. Unë kam disa kontrata që janë përkthyer, dhe banka bën transaksionin nga jashtë”,-tha ndërtuesi Hajredin Fratari.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×