Vllaznia mposhtet minimalisht nga Daugavpuls, Partizani barazon me Nomme Kalju

11 Korrik 2025 | 18:19

Një lojë e dominuar nga Vllaznia, por në fund fati i buzëqesh skuadrës nga Letonia, Daugavpils që mori një fitore me shumë vlerë në Elbasan.

Ndeshja e parë zyrtare nuk shkoi ashtu siç duhet për Edi Martinin, me skuadrën e tij që e pati të pamundur të merrte rezultat pozitiv ndaj një ekipi me të cilin diferencat ishin të mëdha. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me një paraqitje pozitive të shkodranëve, teksa në pjesën e dytë ritmi ishte po i njëjtë.

Nga momenti në moment pritej goli i Vllaznisë, por në minutën e 85’, miqtë nga Letonia gjetën avantazhin me Lizunovs, pas një devijimi të saktë me kokë që u ndal në rrjetën e Qarrit. 0-1 dhe Daugavpils merr një fitore me shumë vlerë për çështjen kualifikim.

Skuadra tjetër e Superligës, Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Nomme Kalju në transfertë. Të kuqtë krijuan pak raste shënimi, me kundërshtarin që diktoi lojën. Ishin vendësit që gjetën të parët avantazhin në nisje të pjesës së dytë ku Mannilaan ndëshkoi demat. 4 minuta zgjati avantazhi i estonezëve, pasi Xhuliano Skuka riktheu ekuilibrat, teksa më tej shifrat mbetën të pandryshuara 1-1. Ndeshjet e kthimit luhen më 17 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026