Vlorë| Goditet aktiviteti kriminal për shfrytëzim prostitucioni, dy të arrestuara
Policia e Vlorës ka goditur një aktivitet të jashtëligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar dy shtetase: Administratorja e një lokali në qytet dhe një tjetër që ushtronte prostitucion kundrejt pagesës.
Operacioni u realizua pas një hetimi tre-mujor, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë.
Shtetaset e arrestuara janë:
- K., 41 vjeçe, administratore e lokalit,
- Ç., 39 vjeçe, shtetase që ushtronte prostitucion.
Gjatë kontrollit ndaj shtetases me iniciale E. K., policia sekuestruar një shumë parash të dyshuar si të fituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, dyshohet kokainë.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë