Vlorë, ndërtimi i aeroportit rrit shpresat për investime edhe në Akërni

18 Mars 2025 | 20:59

Akërnia është një ndër fshatrat që prej vitesh ka përjetuar pasojat e emigrimit masiv, kryesisht të të rinjve dhe krahut të profesionalizuar të punës në Vlorë. Për banorët e zonës projekti i aeroportit të Vlorës është shpresa e vetme që fëmijët e tyre të rikthehen për të qëndruar në atdhe. Banorët shpresojnë që vënia në funksion i aeroportit do të përmirësojë disa prej shqetësimeve të mbartura ndër vite si investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, infrastrukturës së brendshme të lagjeve të fshatit si dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Shumë mirë e shikoj unë projektin, por kemi edhe disa gjëra mangët prapë, dritat njëherë fiken njëherë ndizen. Mendoj se do jeni më mirë me aeroportin, ka disa që punojnë atje, shumë mirë është bërë se s’ishim kështu ne. Mendoj se do kthehen, po varet si e kanë mendjen ata, unë i kam të gjithë andej. Këtu mosha e tretë është, ku ka të rinj tani këtu. Unë kam 8 fëmijë për vete, kam një që rri në Vlorë. Unë me plakun jam këtu, e kanë vetë në dorë ata”, thotë një banore.

“Për të rinjtë është perspektivë, s’është për të bërë qejfin. E para, ne kishim rrugën e pistë, tani kemi dalë në dritë, ikim dhe në këmbë. Tani e dyta, do ketë të ardhme më të mirë, janë punësuar plotë çuna të rinj dhe moshatarë ka. Po të hapet aeroporti, do ketë punë për të rinjtë, ku ka më mirë se në vendin tënd? Të rinjtë të kthehen në vendin e tyre, sa më mirë se vendi yt. Unë i kam jashtë të gjithë, shpresojmë. Unë një djalë kam, por të hapet vendi këtu, zanatin e ka, do ketë punë, do ketë çdo gjë”, shprehet një tjetër.

Por mesa duket nisja e ndërtimit të aeroportit, ka shtyrë të rinjtë të investojnë në fshat. Një I tillë që ka jetuar prej vitesh në emigracion tregon eksperiencën e tij.

“Unë jam banor i fshatit Akërni dhe normale kam shumë shpresë që ky aeroporti do sjellë një të ardhme për rininë tonë. Unë kam qenë në kurbet që 14 vjeç dhe sot jam 33 vjeç. Unë jam rikthyer në Akërni dhe dua të jetoj këtu. Ajo jetë që mua më ka ngelur dua ta jetoj këtu me familjen time. Banorë të tjerë nuk ka shumë se janë larguar. Unë jam ndër të parët që jam kthyer këtu se pres një zhvillim, pres një të ardhme që fëmija im të ketë të ardhme nga ai aeroport. E kam pas mendim që më përpara, se dhe Evropa nuk është më e lehtë. Këtu kam shtëpinë time, s’paguaj as qira. Ka njerëz të punësuar, unë dua të bëhet më e mira”, thotë një i ri.

Vetëm për shkak të projektit të aeroportit të Akërnisë, në fshat janë shtuar kërkesat për blerje të tokave. Aty janë afruar investitorë për blerje pronash për të ndërtuar njësi biznesi. Gjithashtu çmimi i tokës dhe i shitjes së banesave është shumëfishuar në krahasim me vitet e mëparshme. Në projektin në fjalë janë punuar dhe pjesa më e madhe e banorëve të zonës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026