Vlorë/ U vetëplagos me armë zjarri, dalin pamjet kur i riu hedh armën (VIDEO)

4 Tetor 2025 | 12:06

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 3 tetor 2025, në qytetin e Vlorës, ku një 36-vjeçar, O. A., u vetëplagos me armë zjarri, Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin për gjetjen e armës së përdorur në këtë ngjarje.

Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë Vlorë, arma e zjarrit e llojit pistoletë, markë Ekol Special, e cila dyshohet të jetë përdorur nga i riu dhe që rezulton e paautorizuar me leje, është gjetur e fshehur në një rrugicë të lagjes “Hajro Çakërri”, mes bimësisë dekorative. Shërbimet e Policisë sekuestruan gjithashtu një gëzhojë që u gjet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë kanë dokumentuar momentin kur 36-vjeçari vetëplagoset aksidentalisht dhe më pas hedh armën, që më vonë dyshohet se është marrë dhe fshehur nga shoku i tij, 34-vjeçari G. M., i cili tashmë është në hetim për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Materialet shtesë i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026