VOA: Ahmetaj u largua pak orë para kërkesës për arrestim, sinjali i fundit Kanadaja

Arben Ahmetaj
11 Korrik 2023 | 21:35

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Të njëjtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij, shkruan VOA.

Ish-zëvendëskryeministri, akuzohet për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash. Ndërsa ka mohuar publikisht njohjet me dy sipërmarrësit kryesorë që përfituan kontratat koncensionare në Elbasan, Fier e Tiranë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, hetimet kanë zbuluar në të kundërtën lidhje të ngushta mes tyre, të shtrira ndër vite. Në të paktën 6 raste të cilat konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si akte korruptive, emrat e dy biznesmenëve rezultojnë të qëndrojnë pas blerjeve, nga ana e personave të tjera, të katër apartamenteve dhe dy garazheve, të shitura nga  Ahmetaj më një vlerë prej 440 mijë eurove.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026