Vodafone Albania dhuron 15,000 pajisje “smart” për fëmijët në nevojë

13 Tetor 2020 | 11:47

Fushata #RedforKids, e iniciuar nga Fondacioni “Vodafone Albania”, në muajin e parë të pandemisë Covid-19, me dhurimin e 5,000 tabletave e celularëve të parë, po vijon misionin, për t’u mundësuar fëmijëve të familjeve në nevojë, në të gjithë Shqipërinë, edhe më shumë akses, në sistemin e mësimit online.

eventin “Digjitalizim, për më shumë akses në arsim”, organizuar në shkollën 9-vjeçare “Kus”, Kashar, Tiranë, në një prej shkollave të përfshira në listën e përfituesve të kësaj iniciative, u prezantua dhurimi i 10,000 paisjeve të tjera smart (telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card) me qëllimin që askush të mos mbetet mbrapa në procesin mësimor. 15,000 pajisje smart është totali i kontributit të Vodafone në kuadër të #RedforKids, një dhurim ky, nga më të rëndësishmit për sistemin arsimor në këto kohë të vështira për vendin.

Të pranishëm në këtë event ishin Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Drejtoresha e AKSH-it, znj. Mirlinda Karçanaj, si përfaqësues e mbështetës të këtij procesi digjitalizimi në sistemin arsimor në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh se nisma e Vodafone Albania ofron mundësi të barabarta aksesi në edukim dhe informacion

RedForKids është iniciativa që ndërmorëm menjëherë në javët e para të karantinës për t’i ardhur në ndihmë atyre fëmijëve që nuk mund të kishin akses në mësimin online. Jam i lumtur që së bashku me Fondacionin tonë kemi mundur të arrijmë tek 15,000 familje nëpër Shqipëri dhe po mundësojmë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online, njësoj si çdo fëmijë tjetër. Në epokën digjitale, aksesi online nuk është një luks, por domosdoshmëri. Si kompani lider në teknologji, i japim një rol të rëndësishëm edukimit digjital dhe gjithëpërfshirjes. Digjitalizimi promovon gjithëpërfshirjen dhe ofron mundësi të barabarta aksesi në edukim dhe informacion dhe ne do të vijojmë të kontribuojmë në këtë drejtim. Kjo iniciativë shkon në linjë me objektivat tona si “Vodafone Group”, për krijimin e shoqërisë digjitale dhe ku të gjithë janë të lidhur dhe askush nuk mbetet pas transformimit digjital,” tha z. Kanaris.

Drejtoresha e AKSH-it, znj. Mirlinda Karçanaj theksoi se e-Albania ka ngritur një seksion të plotë për arsimin, që nis me aplikimin online për fondin e ekselencës, aplikimin në Maturën Shtetërore, regjistrime në shkollat profesionale, vërtetimin dhe njësimin e diplomave, etj.

“Në bashkëpunim me MASR, me nisjen e semestrit të dytë mësimor, do të vijmë me një zgjidhje të madhe për cilësinë e arsimit shqiptar! Do të krijojmë dërrasën e zezë elektronike, një “dashboard”, ku nxënësit e gjithë parashkollorit dhe gjimnazit, të shohin në kohë reale rezultatet e tyre, të printojnë dëftesat me vulë elektronike, apo prindërit të cilët njihen me ecurinë e fëmijëve përmes një sistemi online pa qenë nevoja për “mbledhje me prindër”. E kemi gati për implementim dhe në javët në vazhdim do ta prezantojmë me detaje, edhe përpara jush,” deklaroi Karçanaj.

15,000 aparatet smart, po shpërndahen nga Ministria e Arsimit Rinise dhe Sporteve, për fëmijët e familjeve në nevojë e për nxënës të klasave kolektive, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026