Vodafone mundëson lidhjen e Evropës me rrjetin 2Africa nëpërmjet Portugalisë
Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali.
2Africa është sistemi më i madh kabllor nënujor në botë, projekti për të cilin ka filluar në 14 maj të vitit 2020. Projekti synon të rrisë ndjeshëm kapacitetin, cilësinë dhe disponueshmërinë e lidhjes së internetit midis Afrikës dhe pjesës tjetër të botës.
Nëpërmjet një degëzimi në Portugali, 2Africa synon lidhjen e Afrikës me Evropën. Fibrat optike do të rrisin për të gjithë përdoruesit në vend shpejtësinë me të cilën ngarkohen e shkarkohen materialet në internet (download and upload speed).
“Instalimi i fibrave të projektit 2Africa, sistemi më i madh nënujor i fibrave optike në botë, përforcon rëndësinë strategjike të Portugalisë si një vendndodhje strategjike për implementimin e një infrastrukture kyçe për komunikimet kombëtare dhe ndërkombëtare, nga e cila do të përfitojnë kompanitë, institucionet dhe klientët individë”, shprehet Paulino Corrêa, Drejtor i Rrjetit Vodafone Portugali.
Në përfundim të tij, projekti 2AFrica do të lidhë 33 vende në tre kontinente (Evropë, Afrikë dhe Azi), duke u shtrirë mbi 45,000 kilometra. Konsorciumi 2Africa përbëhet nga tetë partnerë ndërkombëtarë: Vodafone Group, Meta, Bayobab, Centre3, China Mobile International, Orange, Telekom Egjipt, dhe WIOCC.
Prodhimi dhe instalimi i fibrave të 2Africa mundësohet nga Alcatel Submarine Networks, kompania lider në botë për ndërtimin e fibrave optike nënujore.
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare