Vodhën 10 milionë lekë e bizhuteri, pranga hajdutëve në Tiranë. Gabimi që i fundosi
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi janë identifikuar si personat që vodhën dy herë të njëjtën banesë në kryeqytet. Shtetasit L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, vodhën gjatë javës së fundit, 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri në po të njëjtën banesë.
Policia ka mundur të sekuestrojë disa nga bizhuteritë e vjedhura si dhe një palë doreza që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë dy vjedhjeve.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tëo times”. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë