Vodhën makinën në Vlorë, dy të rinjtë bien në pranga pas pak minutash

18 Gusht 2023 | 16:51

Dy të rinj janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Vlorë, pasi u kapën duke udhëtuar me një makinë e cila ishte raportuar e vjedhur vetëm pak më parë.

Automjeti u vodh në Plazhin e Ri në Vlorë ndërsa  reagimi në kohë i policisë, bëri të mundur bllokimin pas disa minutash të automjetit të vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Policia shoqëroi një 22-vjeçar që ishte në timon dhe një 18-vjeçar që ishte pasagjer në automjetin e vjedhur.

Policia morri njoftim për vjedhjen e një mjeti në pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazh i Ri”, Vlorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat Shqiponja falë reagimit në kohë, pas disa minutash kërkime bënë të mundur bllokimin e automjetit, në të cilin drejtues mjeti ishte shtetasi 22 vjeç dhe pasagjer shtetasi A. L., 18 vjeç.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026