Vodhën në banesën e tre shtetaseve të huaja, arrestohen katër vëllezër në Tiranë

14 Mars 2025 | 15:16
Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të dyshuar për një grabitje me dhunë, si dhe një shtetase të huaj për posedim lëndësh narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë të marrë me qira nga tre shtetase turke, ku autorët kanë vjedhur një shumë parash dhe dy celularë. Pas hetimeve intensive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe arrestuar katër shtetasit e përfshirë në këtë vjedhje, më konkretisht:
•S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër)
•Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër)
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës ku ndodhi grabitja, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, duke çuar në arrestimin e shtetases turke M. M., 24 vjeçe. Dy shtetaset e tjera turke janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.
Në kuadër të operacionit, policia ka sekuestruar 3,350 euro, një armë të ftohtë, automjetin e përdorur në vjedhje, si dhe katër celularë.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026