Vodhën një lap top dhe valixhe me pajisje mjekësore, arrestohen autorët në Tiranë
Dy shtetas 35-vjeçar janë arrestuar nga Policia e Tiranës për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.
Këta dy shtetas, në Rrugën e Dibrës në kryeqytet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit:
E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes