Vodhën sende me vlerë në disa subjekte, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë
Policia e Tiranës ka finalizuar 2 operacione për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe në Krujë.
Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë dy persona, shtetasi E. M., 46 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje të pronës/pasurisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe në Krujë.
Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët.
Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione në këtë fushë. Konkretisht:
-në kuadër të operacionit “Tracking”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin E. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë 2 muajve të fundit, pajisje (me vlerë 6000 euro) në një subjekt, 1 biçikletë, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në një banesë;
-në kuadër të operacionit “Midnight”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. F., 20 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kësaj jave, ka tentuar të vjedhë kasafortën në supermarketin e një qendre tregtare, si dhe se ka vjedhur në 2 banesa.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës