Vodhën stolitë me vlerën 113 milionë euro, dënohen 5 grabitësit në Gjermani

16 Maj 2023 | 14:15

Një gjykatë gjermane dënoi këtë të martë pesë burra për vjedhjen e bizhuterive të shekullit të 18-të me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga një muze në qytetin e Dresdenit, në vitin 2019.

Ata u dënuan me burgim nga katër vjet e katër muaj dhe gjashtë vjet e tre muaj, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa. Një i pandehur u shpall i pafajshëm.

Gjykata shtetërore e Dresdenit vendosi se pesë burrat – të moshës 24 deri në 29 vjeç – ishin përgjegjës për vjedhjen në Muzeun Green Vault të qytetit gjerman më 25 nëntor të vitit 2019 dhe vjedhjen e 21 bizhuterive që përmbanin më shumë se 4,300 diamante, me një vlerë totale të prej të paktën 113.8 milionë eurosh.

Zyrtarët thanë në atë kohë se bizhuteritë e marra përfshinin një karficë (brosh) të madhe diamanti dhe një epoletë të punuar me diamante (shenjë që vendoset mbi supe në uniformën ushtarake).

Ata janë dënuar për shkaktim të lëndimeve trupore, vjedhje me armë, dëmtim të pronës dhe zjarrvënie me dashje.

Burrat ndezën një zjarr për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në dritat e rrugëve jashtë muzeut dhe gjithashtu i vunë flakën një makine në një garazh aty pranë përpara se të iknin për në Berlin.

Ata u kapën disa muaj më vonë në bastisje në Berlin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026