Rama ka ndërhyrë në zgjedhje, Berisha: PD do paraqesë një raport tek autoritetet

16 Maj 2023 | 14:03

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza duke thënë se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në zgjedhje.

Në një deklaratë për mediat ai shtoi se PD ka në diskonim me qindra fakte, dokumente, me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve

Më tej ai theksoi se opozita do të paraqesë një raport pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjeve në Shqipëri që vëzhguan zgjedhjet në vendin tonë.

“Të gjitha këto janë dy konkluzione kryesore.

E para, Edi Rama është një armik i egër, i përbetuar i votës së shqiptarëve.

E dyta, janë një apel, një kushtrim për mbarë popullin opozitar, për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit, se të gjitha liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarit, funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë.

Të gjithë ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi, të gjithë ata që të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore, po bëjnë valixhet të ikin nga Shqipëria, janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e votës, të drejtën e lirë të votës shqiptare.

PD ka në diskonim me qindra fakte, dokumente, me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ka me dhjetëra padi në organet të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjeve në Shqipëri dhe kancelarive të vendeve mike për të faktuar në mënyrë të pakundërshtuar dhunimin masiv të të drejtës dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve.

Ajo çka ne qëndrojmë plotësisht, se në një seri bashkish, kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, drogë dhe votëblerjes.

Numërimet janë një pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë.

Pra, kësaj shëmtie elektorale, opozita me besimin më të madh do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme.

Ne nuk heqim dorë nga zotimi solemn që shqiptarët të votojnë të lirë”-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026