Fitoi vetëm 7 bashki, Berisha: S’kishim fonde, u demonstrua aleanca e krimit

16 Maj 2023 | 13:49

Një ditë pas numërimit të votave, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku akuzoi qeverinë për humbjen në zgjedhje.

Ai tha se koalicioni i tyre nuk pati mjaftueshëm fonde ndërsa nënvizoi se kreu i qeverisë Rama nuk e regjistroi atë në zgjedhje pasi tmerrohej nga emri i tij.

Gjithashtu Berisha theksoi se komisionerët e opozitës nuk ishin të mjaftueshëm nëpër bashki duke nënvizoi se vota është blerë.

“Narkoshteti i përpoq të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga fondet që i takonin, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet. I tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij në listë. Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel terreni u demostrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe në veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor.  Siç konstaton me të drejtë raporti i vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv e i shëmtuar. Mungesa e komisonerëve dhe numëruesve  e opozitës të vërtetë që kishte 61 kandidatë, ishte një akt tjetër i pabarazisë së madhe”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026