Zef Hila shtrëngoi duart me kundërshtarin, Berisha: Nuk ishte njohje e zgjedhjeve

16 Maj 2023 | 14:15

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar veprimin e Zef Hilës shtrëngoi duart me kundërshtarin socialist në Vaun e Dejës, Kristjan Shkreli, pasi ky i fundit fitoi Bashkinë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se shtrëngimi i duarve nuk do të thotë njohje e zgjedhjeve ndërsa shtoi se duhet zbërthyer fjalia “Të shkoftë” mbarë që Hila i tha Shkrelit në momentin që i dha dorën.

“Unë me Zef Hilën kisha një bisedë të gjatë, nga atentati për eliminimin për  e kryetarit të PD tek përdorimi masiv i milona eurove për blerjen e votës. Hila denoncoi para jush rastin. Ish-kryetari i bashkisë sigurisht me urdhër të Edi Ramës i jep një kompani ndaj së cilës shteti shqiptar nuk kishte asnjë qindarkë borxh. I jep subvencion 400 milion lekë për të blerë vota.  Hila doli e denoncoi dhe dorëzoi dokumente në SPAK. Ne dërguam njerëz që që Hila të tërheqë padinë  dhe ai të ndërpresë luftën e tij. Asnjë kompromis me krimin i thashë unë. Ai ishte një akt, si mund ta njihte Hila këtë rezultat. Fjala të ‘shkoftë marë’ i ka të gjitha brenda, s’do të thotë se i ka njohur zgjedhjet”- tha ai.

LEXONI GJITTHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026