Vodhi 25 mijë € përmes mashtrimit kompjuterik, kërkohen 10 vjet burg për nigerianin

25 Shtator 2025 | 09:20

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burg të të pandehurit, shtetasit nigerian Sabastian Victor Negbenedor për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës.

Shtetasi nigerian përmes ndërhyrjes në email ka mundur t’i vjedhë biznesmenit shqiptar një shumë prej 25 mijë eurosh.

‘Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse. Kallëzuesi duke parë që emaili ishte i njëjtë (më pas u konstatua se ndryshonte vetëm një gërmë) dhe aty ishte dhe fatura e saktë e kompanisë italiane e dërguar në komunikimet elektronike të mëparshme dhe duke ditur që janë kompani shumëkombëshe, kreu pagesën.

Pas disa kohësh ai kontaktohet nga kompania Italiane pasi nuk kishin marrë shumën prej 25000 eurosh nga ku kuptoi se pagesën e kishte bërë në një adresë tjetër.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u zbulua se përfituesi ishte shtetasi S.N., dhe se ai ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b/3 i K.Penal duke i përvetësuar viktimës shumën prej 25.000 euro.

Gjate hetimit dhe gjykimi u zbulua dhe mekanizmi i kryerjes së këtij mashtrimi kompjuterik, i cili ka arritur të mashtrojë disa biznese në Shqipëri. Prokuroria zbuloi se emailet dhe faqet e kompanive me nivel mbrojtjeje të ulët apo pasëorde të thjeshta, hakeroheshin nga hackera ndërkombëtarë të cilët gjurmojnë këto faqe dhe bisedat që kanë lidhje me pagesa faturash dhe transferta monetare me destinacion nga brenda për jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më pas, ata hyjnë në komunikime me bizneset duke u paraqitur vetë si subjektet furnizuese të mallrave. Këtë e bëjnë duke hapur faqe të ngjashme dhe adresa emaili te ngjashme dhe për t’u bërë të besueshëm i referohen bisedave të mëparshme të bëra nga subjektet me furnizuesit e vërtetë në rrugë telematike (biseda këto te hakeruara). Pasi bëhen të besueshëm nxjerrin justifikime menaxhimi dhe kërkojnë që pagesat të kryhen në llogari të tjera, duke përvetësuar gjithë pagesat e bizneseve, të cilët mendojnë se po paguajnë partnerin e tyre’, sqaron prokuroria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta

Në Kolonjë, turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, por edhe të mësojnë përgatitjen e gatimeve tradicionale e...
19:13 | 11/07/2026

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë...
18:46 | 11/07/2026

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026