Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari

4 Shtator 2024 | 14:46

Një 38-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi kishte vjedhur 4 celularë të pacientëve në spitalin e Vlorës.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se arrestimi i tij erdhi pas pamjes së kamerave filmike.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

  1. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026