Vodhi 8 banesa në Tiranë me çelës kopje, arrestohet 21-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar i cili duke përdorur kopje çelësash grabiste banesa në kryeqytet.
Marsel Sula u vu në pranga nga efektivët e komisariatit nr. 2 në Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi i studionte banesat, duke përdorur disa pajisje speciale, bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet, duke hyrë në banesa pa dëmtime të dyerve apo dritareve dhe duke iu shmangur kamerave të sigurisë.
Nëpërmjet këtij mekanizimi, sipas policisë Sula dyshohet të ketë vjedhur në 8 banesa të ndryshme, gjatë muajit dhjetor 2021 dhe muajve janar dhe shkurt 2022.
Policia i ka sekuestruar 21-vjeçarit një mekanizëm çelës përshtatës që shërben për kopjimin/klonimin dhe hapjen e bravave, një kuti me vegla dhe çelësa si ato të kopjimit të çelësave të bravave, një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash, dy aparate celulare, një dron me kamerë, 3 televizorë, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamer sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025