Vodhi disa banesa në Himarë, shpallet në kërkim 30-vjeçari
Një 30-vjeçar me inicialet K.A., autor i dyshuar i vjedhjes së dy banesave dhe tentativës për vjedhje të një banese tjetër, në një kompleks banesash në Dhërmi, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Policia e Himarës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në një kompleks banesash, në Dhërmi, persona të paidentifikuar kishin vjedhur në dy banesa dhe kishin tentuar të vidhnin dhe në një banesë tjetër, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e këtyre vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, punës gjurmuese dhe inteligjencës policore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit K. A., 30 vjeç, banues në Dhërmi.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në Dhërmi, kanë vjedhur në dy banesa një shumë parash dhe një orë dore, si dhe kanë tentuar të vjedhin dhe një banesë tjetër.
Vijon puna për kapjen e shtetasit K. A., dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Miratohet marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 “Miratohet marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit