Vodhi mbi 2 milion lekë në një dyqan bulmeti, arrestohet autori në Pogradec

21 Maj 2026 | 13:16

Policia ka vënë në pranga autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit në Pogradec, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë në lagjen nr. 3.

Grabitja ndodhi gjatë orëve të natës, në zonën e rrugës së spitalit, ku një person kishte hyrë në një dyqan bulmeti duke vjedhur një sasi prej 200 mijë lekësh (të reja).

Komisariati i policisë Pogradec ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e një 22-vjeçari duke e dokumentuar ngjarjen me prova ligjore.

I arrestuari është identifikuar si Jorgo Shuli. Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e veprës penale të “vjedhjes” ndërsa vijojnë veprimet në prokurorinë e Korçës. Ky ishte rasti i dytë i vjedhjes brenda pak muajve në Pogradec ku në rastin e parë u vodh një argjendari dhe ranë në pranga 2 persona, ndërsa tashmë u arrestua dhe autori i vjedhjes së dyqanit të bulmetit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026