Vodhi naftë nga anija sekuestruar pasi i dha ryshfet policit, arrestohet 34-vjeçari
Policia e Durrësit ka vijuar operacionin e koduar “Turni”, duke arrestuar shtetasin Drilon Malluta, 34 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga anija e sekuestruar “AYA ZANOYBYA” në Porto Romano.
Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Drilon Malluta akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Ai dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin J. K. ende në kërkim dhe me pjesëtarë të ekuipazhit të anijes, kanë vjedhur naftë nga anija “AYA ZANOYBYA” e sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria e Durrësit.
Më datë 27 janar 2025, këta individë dyshohet se i kanë ofruar një ryshfet prej 10,000 eurosh punonjësit të policisë A. M.(i arrestuar gjatë operacionit), i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e anijes, për të lejuar vjedhjen e naftës nga depozitat e saj. Gjatë hetimeve, është konstatuar se sasia e naftës në momentin e sekuestrimit ishte zëvendësuar me ujë.
Materialet procedurale shtesë janë referuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme. Policia vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare