Vodhi në Tiranë, Durrës e Elbasan, arrestohet 29-vjeçari nga Skrapari

Konflikti me armë në Lushnjë
15 Gusht 2024 | 15:30

Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Elbasanit ka arrestuar një shtetas me precedent të theksuar për vjedhje në disa qarqe.

Në kuadër të operacionit të koduar Saga u vu pranga shtetasi Teki Halilaj, 29 vjeç, banues në Skrapar.

Ky shtetas Ditën e djeshme, në lagjen nr.13 të Durrësit ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T..

Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.

Sekuestrohen makina, dy telefona, një medaljon floriri, një parfum, syze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026