Vodhi para dhe sende me vlerë në një lokal, e ‘pëson’ autori

Patrick Wellner
6 Prill 2023 | 09:58

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume parash dhe sendeve me vlerë në ambientet e një lokali.

Policia e Durrësit bën me dije se është proceduar penalisht dhe një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni, përvetësoi sendet e vjedhura, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi në fjalë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në lokalin e një shtetasi.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026