Vodhi para në dy minimarkete, në pranga 33-vjeçari i dënuar më parë për të njejtën vepër
Policia e Vlorës këtë të martë ka arrestuar një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy subjekte tregtare. Në kuadër të operacioni të koduar “Again”, në pranga ka rënë E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i cili është dënuar më parë për vjedhje.
Sipas raportimeve nda policia, 33-vjeçari është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare minimarketeve në qytetin e Vlorës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat