Vokshi: 8 gra të zgjedhura si kryetare dege, votuan afro 40 mijë anëtarë
Deputetja Albana Vokshi deklaroi se 8 gra janë zgjedhur kryetare në degët e Partisë Demokratike.
“Në total kanë qenë 192 kandidatë nga këto 27 zonja kandidate për kryetare të degëve. Për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare, në një nivel prej 11%. Në Partinë Demokratike pushteti ka kaluar nga kryetarët tek anëtarësia”, u shpreh Vokshi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Ajo nënvizoi se janë për t’u zhvilluar zgjedhjet në 2 degë, ndërkohë që ka përfunduar procesi zgjedhor në 70 degë në të gjithë Shqipërinë.
“39512 anëtarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Janë dy degë për t’u zhvilluar zgjedhjet, Malësia e madhe dhe Dega 12. Shifra në total do të jetë mbi 40 mijë anëtarë. Ka pasur 108 qendra votimi në të gjithë vendin”, u shpreh ajo.
Deputetja nënvizoi se interesi ka qenë shumë i lartë nga ana e demokratëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
“Qendrat e votimit, ka nisur votimi që herët dhe në të gjitha degët është kërkuar shtyrje e orarit për shkak të interesit të lartë për të votuar”, u shpreh Vokshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi