Volejbolli i meshkujve/ Skënderbeu forcohet me tre amerikanë, synon titullin kampion
Klubi korçar synon që triumfi në volejbollin e meshkujve të ndjekë shembullin e sukseseve të shumta në volejbollin e femrave.
Për të arritur këtë objektiv, drejtuesit e ekipit kanë afruar tre lojtarë me peshë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët pritet të sjellin diferencë në fushë.
Në intervistën e tyre për Euronews Albania, Connor Sheehan, Caylor Cox dhe Tanner Woods shprehën entuziazmin për eksperiencën e tyre të re dhe pritshmëritë nga ky sezon.
“Në gusht, agjenti im më informoi për këtë skuadër dhe vendosa të vij. E dua këtë ekip, kemi punuar shumë fort. Ndeshja e fundit nuk ishte e mira jonë më e madhe, por po stërvisim fort dhe besoj se mund të arrijmë titullin kampion. Fansat në Shqipëri janë fantastikë, ndryshe nga ata në SHBA, që nuk janë aq të zjarrtë. Më pëlqen gjithçka, kjo është një eksperiencë e re për mua. Nuk kam kaluar shumë kohë jashtë SHBA, ndaj po e shijoj përvojën time në Evropë dhe Shqipëri. Skuadrat këtu janë të forta dhe duhet të luftojmë, veçanërisht kundër Partizanit, Tiranës dhe Studentit. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje, thotë Connor Sheehan.
“Ndihem mirë, ndonëse patëm disa vështirësi në ndeshjen e fundit, por ekipi tregoi potencial. Stili i volejbollit këtu është ndryshe nga ai që kam përjetuar më parë. Në Japoni nuk u ndjeva mirë, ndërsa tani çdo gjë po shkon si duhet. Mendoj se po i japim ekipit një forcë të re dhe besoj se Skënderbeu do të fitojë titullin kampion”, thotë Tanner Woods.
Për të arritur synimin, Skënderbeu duhet të përballojë konkurrencën e ekipeve të forta si Partizani dhe Studenti. Sezoni premton sfida të forta dhe emocione të shumta për tifozët e volejbollit shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset